Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur dje dhe sot, nëse i është refuzuar viza amerikane.
Por, ai nuk është përgjigjur dot qartë, nëse ia kanë refuzuar apo jo vizën amerikane.
Ai thotë se po e sulmojnë pse bën akuza ndaj Qeverisë, megjithatë nuk ka dhënë një përgjigjie të qartë nëse merr apo jo dot vizë për në Amerikë, duke qenë se ka dy vite që nuk shkon në SHBA.
Ai ndërkohë është justifikuar për firmën lobuese që PD ka zgjedhur në SHBA, e cila përfaqëson edhe Maduron.
Është e vërtetë që ju nuk keni marrë vizë amerikane, jua kanë refuzuar?
Është në vazhdën e mashtrimeve dhe trillimeve të cilat dalin sa herë këta nuk duan tu japin përgjigjeve pyetje që ne shtrojmë
Në shtrojmë pyetje përse keni blerë pajisje mjekësore me 4-fish çmimin e zhdoganimit, sepse nëse e keni blerë 4-fish do të thotë që mund të bleje katër herë më shumë kite testuese apo pajisje mbrojtëse.
Sa herë që këta kapen me presh në duar, sa herë që kapen me ministër të Brendshëm të përfshirë në drogë, nxjerrin të njëjta sulme ndja kryetari të opozitës.
Jeni akuzuar se po punoni me një kompani që mbështet Maduron në Venezuelë?
Kompanitë dhe lobimi në SHBA kanë klientët e tyre dhe këta nuk i përcakton as presidenti i Amerikës, as presidenti i Francës dhe as Lulzim Basha.
Një opozitë e varfër përse duhet të paguajë 10 mijë dollarë në muaj për të bërë lobim në Amerikë?
Një opozitë si opozita shqiptare ia ka dalë që përmes vetëdijesimit të politikës amerikane për problemet e rënda të krimit dhe korrupsionit që ekziston prej dy vitesh dhe nuk është sot, kjo është shtruar sot në tavolinë që koha e të gjithëve të mos shkojë të problemet apo të vjedhjet.