Nga Ilir Beqaj/ Meqë të gjithë ata që po kërkojnë testime masive, deklarojnë që këtë gjë e kërkon edhe OBSH, në vijim është link në Youtube i konferencës për shtyp të OBSH-së në datë 29 mars. Pra para 10 ditësh.
Në minutat nga 54.00 në 56.45 mund të dëgjoni vetë se çfarë thotë OBSH me gojën e zotit Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore lidhur me testimet (për këdo që ka kohë në dispozicion është interesante të shihet e gjithë video).
Shqipëria deri më sot ka bërë 8,2 testime për çdo rast pozitiv të evidentuar. Ose thënë ndryshe 12,7 % e testimeve kanë dalë pozitive.Në vijim ilustrohet grafikisht ecuria e testimeve në Shqipëri.