Tanime eshte kthyer ne mode. Nisma Adopto një gjysh/e e cila ka angazhuar qindra vullnetare ne ndihme te te moshuarve te Tiranës eshte kryefjala e solidaritetit te ketyre diteve.

Virusi COVID-19 vazhdon ende në vendin tonë të jetë aktual. Tirana shënohet si qyteti më i prekur edhe pse kurba nga dita në ditë bie si rezultat i masave te marra nga qeveria dhe sensibilizimit te jashtezakonshem qytetar. Por nga ana tjeter, shumë të moshuar e kanë nevojë për shërbim dhe ndihmë si mosha më e riskuar nga virusi. Bashkia Tiranë ka lançuar nismën më të fundit që është përqafuar nga shumë të rinj dhe figura publike që janë sensibilizuar të ndihmojnë të moshuarit në komunitetin e tyre.

E gjitha nisi nga një link i thjesht ”google form” dhe gati 800 aplikues kanë janë rregjistruar të ndihmojnë të moshuarit në pallatin e tyre. Te rinjte ndihmojne ne pazare, blejne ilacet apo ndihmojne per te marre pensionet. Vullnetarizmi i këtyre ditëve është solidariteti që bën bashkë dhe forcon luftën ndaj virusit. Me poshte po ju sjellim pamjet emocionuese, ku te rinjte kujdesen per gjysherit e gjyshet e Tiranes.