Në kohën kur gjyshërit tanë po qëndrojnë në shtëpi për të shmangur prekjen nga infeksioni COVID-19, me dhjetëra të rinj të Tiranës u janë bashkuar nismës “Adopto një gjysh e një gjyshe” për t’i ndihmuar ata me pazare apo me blerjen e medikamenteve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shprehu mirënjohjen atyre.

‘Po ti, cilin gjysh/gjyshe do ndihmosh sot? Bravo 1000 vullnetarëve që po ndihmojnë në terren nëpërmjet “Adopto një gjyshe! Në finale, do mbahen mend ata që bëjnë, jo ata që shajnë”, shprehet Veliaj.

Nga e hëna pensionistët e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia qoftë edhe për të blerë ushqime e ilaçe.

Të gjitha shërbimet do t’u çohen në banesë nga autoritetet përkatëse.