Ministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur në emisionin Opinion, pyetjes nëse do të ketë ndihmë nga shteti për naftëtarët e Ballshit të cilët edhe para krizës së koronavirusit kanë patur probleme me pagat për një periudhë të gjatë.

Ahmetaj tha se sot qeveria ka hartuar një plan i cili nga nesër i akordon kësaj kategorie pagën e luftës 40 mijë lektë (të reja).

“Sot kemi hartuar një vendim që bëhet nesër aktiv për pagë lufte për natëtarët e Ballshit. Do të marrin 40 mijë lekshin. Brenda të njejtit vendim është një kategori e të gjithë familjeve që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike por që nuk janë pranuar dhe ato që kanë hyrë dhe kanë dalë, tani kësaj kategorie do ti jepet një pagë, dyfishi i ndihmës ekonomike, 160 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.