Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se Forcat e Armatosura do të vijojnë shpërndarjen e ndihmave si pasojë e efektit të pandemisë COVID-19, duke vënë theksin veçanërisht për banorët e prekur nga tërmeti.

Mirëpo disa qytetarë i janë ankuar kryeministrit se po i shpërndan ndihmat sipas interesit politik.

Replika me qytetarin:

Komentuesi: I ke shperndare ndihmat sipas interesit politik.ai me super vil aty super oborr ne mes te tirones ty shkon e i con nje karton me nihma

Rama: Je gabim shume ti.