Ministrja e Mbrojtjes, Olta XHaçka ka dalë në një deklaratë për mediat në përgjigje të akuzave të PD-së, për tenderin e ushqimeve.
“Përhapjen e panikut dhe hedhjen baltë për operacionin e humanizmit, i paprecedetë. Fakti që këto akuza vijnë në këto kohë e bëjnë më të turpshme të këtyre opozitarëve të pashpresë. Nuk tregojnë solidaritet, jo vetëm nuk na ndihmojnë, përhap edhe panik. Nuk arrij ta kuptoj si mund të kenë kaq shumë lehtë, që nuk po e durojnë se ia kemi dalë të mbajmë kurbën e ulët. E kuptoj që nuk bëjnë asgjë për të mos ndihmuar, e kuptoj që asnjë nga doktorët që nuk lëvizin gisht, janë të opozitës. Që të jenë aq të pamoralshëm që këtë fitore ta quajnë fitore të qeverisë, kjo është kriminale. Jemi çdo ditë për të mbështetur familjet në nevojë. Prindër jemi dhe do të donim të rrinim në shtëpi, por jemi në punë dhe duhet të kryejmë detyrën që asnjë qytetarë të mos mbetet pa ndihmë. E turpshme që përvec se të duhet të ruhesh nga COVID-19, dhe të përballesh me këto Babale. Në raste të tjera, nuk do kisha kthyer një përgjigje, por në respekt të qytetarëve ndihem e detyruar që të jap disa sqarime. Të mos bëj politikë, por ta referojë çështjen në Gjykatë. Procedura e tenderit për ushqimit është krejtësisht e ligjshme”, shkruan Xhaçka.