Nga Elda Shabani
Zoti i tha Moisiut:
“Lebrozi, i prekur nga kjo plagë, do të veshë rroba të grisura dhe do ta mbajë kokën të zbuluar; do të mbulojë mjekrën e tij dhe do të bërtasë: “I papastër, I papastër”. Do të jetë i papastër tërë kohën që do të ketë plagën; do të jetojë vetëm; do të banojë jashtë kampit.
Pastrimi i Kampit bibla/levitiku/k13;Ne Testamentin e Vjetër, lebra shihej si një mallkim nga Zoti, shpesh i lidhur me mëkatin.
Ndërsa bota merret me shpërthimin e koronavirusit, “distancimi shoqëror” është kthyer në krye- fjalën e fundit gjatë pandemisë aktuale të koronavirusit. Autoritetet thonë se distancimi shoqëror ështe për momentin ilaçi dhe mënyra më e mirë e cila mund të ndihmojë në “rrafshimin e kurbës” dhe të pengojë në përhapjen e virusit. Moda mund të mos jetë gjëja e parë që të vjen në mend kur mendojmë për strategji izolimi. Por historikisht, veshja u përdor si një mjet për projektin e ‘distancimit shoqëror’ në lidhje me statusin social, gjininë si dhe për t’u mbrojtur nga epidemitë.Veshja ka shërbyer prej kohësh si një mënyrë e dobishme për të shmangur kontaktin e afërt dhe ekspozimin e panevojshëm. Në këtë krizë të tanishme, maska është një aksesor i domosdoshëm i veshjes sonë e cila na sinjalizon, “qëndroni larg.”
Edhe në të kaluarën ky aksesor i veshjes, ka provuar të jetë zgjidhja për epidemitë katastrofike të Evropës, siç ishte murtaja bubonike, e njohur si ‘ vdekja e zezë’, në vitin 1400. Mjekët për të mbajtur distancën nga pacientët e sëmurë, mbanin maska me majë të gjatë, të ngjashme me sqepin e shpendëve.
Të sëmurët me lebrozë, një ndër epidemitë më të vjetra në tokë, ishin të detyruar të mbanin një zemër në veshjen e sipërme dhe një këmbanë në dorë për të paralajmëruar të tjerët për praninë e tyre. Sidoqoftë, distancimi shoqëror Jo gjithmonë lidhet me frikën e pandemive por ajo nënkupton gjithashtu ndarjen midis gjinisë apo statusin social. Faktet historike na e provojnë domethënien politike dhe kulturore të veshjes. Kështu në epokën Viktoriane në mesin e shekullit të 19-të “crinoline”, zhupon ose ndryshe një fund I poshtëm voluminoz, në formën e një kafazi prej çeliku bënte që veshja e sipërme e zonjave të ishte tepër I fryrë. Kjo modë në epokën Viktoriane, krijoi distancimin fizik midis mashkullit dhe femrës në mjediset sociale. “Krinolinemania” në vitet 1850 dhe 1860 u përhap në të gjithë evropën por edhe më gjerë. Krinoline, nuk ishte thjesht vetëm një trend i kohës, por një”modë e ndihmës së shpejtë “, një mënyrë e sofistikuar për sigurinë e femrës Viktoriane nga meshkujt e padëshiruar për të. Megjithëse këto funde ndoshta ndihmuan pa dashje në zbutjen e rreziqeve të shpërthimit të epidemive si kolera, krinolinat mund të ishin gjithashtu, një rrezik për shëndetin: Shumë femra vdisnin mes flakeve për shkak të saj.
8
Kjo veshja e shekullit është memorizuar përmes portretit të Perandoreshës së Austrisë dhe Mbretëresha e Hungarisë, Sissi nga piktori Franz Xaver Winterhalter të shekullit të 19-të, i cili pasqyron shkëlqimin e një epoke gjatë Perandorisë së Dytë të Napoleonit III kur ishin në modë gjysmë-krinolina.
Dhe ndërsa nevoja për femrën për të qënë sa më e sigurt nga “kostumet “, në vitet 1890 dhe në fillim të viteve 1900, kapelet e mëdha të tyre u bënë pjesa më e rëndësishme e veshjes. Karakteristike në këtë periudhë ishte I zbukurimi I tyre me zogj dhe me kunjat, të cilat ishin gjilpëra të mprehta metalike. Këto kunja shërbenin për t’u mbrojtur nga agresorët. Kapelja e madhe u përdor gjithashtu për të fiksuar maskat në pjesën e pasme të tyre
Gjatë gripit spanjoll në vitin 1918, kjo mënyrë e sigurt e higjenës, çoi në popullarizimin e maskave të fytyrës – shumë të ngjashme me ato që përdorim sot.
Veshja ‘Capote e capelo‘, përmendet artistikisht nga autori Mark Twain në novelen ‘ Të pafajshëm në dhé të huaj” 1869. Në rrëfimet e tij të udhëtimit e quajti kapuçin Azorean ” Një përzierje midis të bukurës dhe të shëmtuarës”. Ai përshkroi veshjen tradicionale të femrës azeroane (në perëndim të Portugalisë) si të mistershme. Kapuçi I mantelës në ngjyrë blu në pjesën e përparme qëndronte si tendë nëpërmjet një shufre të hollë që i qepej buzës së kapuçit. Në një shoqëri shumë të mbyllur sigurisht ky distancim I femrës azoreane e cila e shprehte përmes veshjesm, ishte I zakonshëm edhe pse thuhet se ky vend jo pak herë prekej nga ethet e stomakut si dhe tifoja.
E ngjashme me mantelën ‘Capote e capelo‘ është vënë re edhe në romanin, I cili u bë serial televiziv në vitin 2017, “Rrëfenja e Shërbëtores” të shkrimtares, Margaret Atwood. Ky film paraqet një të ardhme totalitare në shtetin futurist ku ato pak gra pjellore që kanë mbetur detyrohen të punojnë seksualisht si ‘shërbyese’ për të ripopulluar një botë e cila po përballet me katastrofat mjedisore. Uniforma e shërbëtores, me një mantel te gjatë, të kuqe dhe një mbulesë e madhe e bardhë, u bë simboli i protestës dhe rezistencës femërore.
Por mantelen me ngjyrë të errët e shohim edhe në kultura akoma dhe më të ngurta, orientale, të cilat duken edhe më pak të rehatshme sesa versioni portugez.
Veshja e “maskimit” është një element i frymëzuar në kulturat antike. Ajo u përsos gjatë epokës së Rilindjes nga ku kaloi në kohët moderne si një element misteri. Te tilla ishin ishin maskat gjatë mesjetës në shekujt XIII dhe XIV, të cilat ishin një ndër format më të njohura të argëtimit publik. Ato ishin një formë e folklorit mesjetar dhe i festave popullore.edhe pse u dënua si antitezë e krishterimit, maska nuk u zhduk, duke qënë elementi më mistik i karnavaleve të hershme. Maska në disa kultura e transformojnë veshjen, duke i bërë ato hyjnore.
Në kulturat e tjera, maska i siguron veshësit të saj një “frymëmarrje” dhe liri, pasi ato shprehin një formë intimiteti në një mjedis të populluar. Roli i maskës ishte gjithashtu për të mbrojtur lëkurën nga efektet e dritës së diellit, erës dhe pluhurit në rrugët e qyteteve. Kështu maska në një botë të mbërthyer vazhdimisht prej shqetësimeve dhe traumave sociale, është një trend i elegancës epidemike.
Medico Della Peste / një maskë me një sqep të gjatë, e cila u konsiderua si një nga maskat më të njohura veneciane, dizajni i së cilës e ka origjinën nga mjeku francez i shekullit të 17-të Charles de Lorme ndërsa trajtonte viktimat e murtajës.
Përfshirja e elementëve të maskimit edhe në koleksionet bashkëkohore të modës është e lidhur gjithashtu me epidemitë, si ajo e AIDS-it në vitet ’80-të dhe një pjesë e viteve ’90-të.
Pjesa më e madhe e koleksioneve të Vjeshtë/Dimër 2018 paralajmëuan tendencën e përdorimit të maskës.Modelet në pasarele u shfaqën me një stil në formën e maskimit, ku disa prej tyre nënkuptonin ndjenjën e mbrojtjes ndaj një fenomeni negativ që vjen nga jashtë.
Sot, nuk është e qartë nëse koronavirusi do të nxisë një stil të ri të veshjes. Ndoshta do të shohim një formë të re të veshjes, si një “mburojë”. Por, tani për tani, le të shijojmë të gjithë trendin e pizhameve.