Kryeministri Edi Rama ka firmosur dje një akt normativ me të cilin pezullon gjithë veprimet e shërbimeve të përmbarimit shtetëror, përmbarimit privat dhe ndërmjetësimit.
Data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ është 2 prill dhe do zgjasë deri në përfundimin e gjendjes që ka shkaktuar COVID-19.Sipas këtij akti normativ, bankat dhe institucionet e mikrokreditit pezullohen në kërkimin e detyrimeve të tyre me përmbarim.
Akti normativ pezullon dhe ndërmjetësit që kryejnë një veprimtari jashtëgjyqësore, ku qytetarët zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me pajtim.Rasti më tipik i ndërmjetësimit është emisioni “Shihemi në gjyq” që organizohet nga Eni Çobani, emision që me këtë akt normativ të kryeministrit mbyllet që ditën e dielë.