Njerëzit pranë PD-së janë duke bërë propagandë që njerëzit të thyejnë karantinën dhe të dalin rrugëve.Pas Mark Markut, është aktivisti i zyrës së propogandës së Lulzim Bashës, që iu bën thirrje njerëzve të dalin në rrugë.

“Më falni që ju bezdis po a ka njeri një makinë llogaritëse aty?Po mundohem me kuptu këtë izolimin e plotë si e vetmja mënyrë për të luftu virusin.Virologët na thonë se, sido që të vejë, rreth 60-70 përqind prej nesh, do të preken nga kjo semundje, me dhe pa izolim.Nëse qëndrojmë në shtepi, thjesht, do shtyjmë kohen, pasi sëmundja do të perhapet aq sa të kryhet imunizimi i popullsisë.Kjo do të thote se, nëse në Shqipëri llogarisim të kemi rreth 2.5 milion banorë (duke llogaritur emigrimet e këtyre viteve), i bie që këtë virus ta kalojnë të paktën 1.5 milion njerëz.Sot që flasim kemi rreth 360 raste të infektuarish në katër jave, gjë që do të thotë mesatarisht, rreth 13 raste në ditë.

Sipas virologëve, për çdo rast që zbulojme, duhet të llogarisim rreth 8 apo 10 të tjerë të infektuar që nuk shfaqin shenja.Pra kemi rreth 130 të infektuar në ditë. Kjo do të thote se, me këtë ritëm, do na duhet të qëndrojmë në izolim më shumë se 11 mijë ditë, ose ndryshe, mbi 30 vjet.Ka një shpresë thonë ata që e shohin këtë si te vetmen rrugë: vaksina.Por, deri tani dimë që, vaksina e Sars-it, nuk është gjetur ende, pas 16 vjetësh. Pa dyshuar aspak në aftesine e shkencëtarëve, di të them vetëm se, nese kjo situatë zgjat disa muaj, nuk do të kemi nevojë fare për vaksinë, se do kemi vdekur të tërë nga uria.Nuk e di sesi e ka menduar Baba Rama këtë, por gjithsesi, derisa ta zgjidhim ju qëndroni në shtëpi dhe lani duart!Bashkë do t’ia dalim”, shkruan ai.Kështu bënë thirrje dhe në fillim në fakt, me në krye Julian Dedën, duke iu kërkuar njerëzve që të dilnin në rrugë për inat të Ramës.Dhe e pamë se çfarë ndodhi në Shkodër pastaj. (TemA)