Aktori i njohur i humorit, shumë i dashur për publikun, Muharrem Hoxha ka bërë një parodi mbi situatën e shtetrrethimit ku ndodhet vendi ynë. Kështu Hoxha i ka kthyer paksa buzëqeshjen qytetarëve duke dhënë edhe një mesazh përmes kësaj parodie. Parodia mban titullin “E kruajta vetë” dhe i dedikohet një të moshuari që shkel rregullat e izolimit dhe merr 100 mijë lekë gjobë.

“Mora gjobë 100 mijë lekë, desh më iku mendja krejt.Aktori i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë masat për të mos marrë gjobë. Futa veten në siklet e ku ti gjej gjithë ato lekë. Qysh t’ia bëj unë vaj medet vajta dhe e kruajta vetë”, këndon Muharrem Hoxha.