Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, sqaroi në një lidhje live në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, paketën ekonomike për bizneset dhe pagën 400 mijë lekë për punonjësit, që kanë mbetur të papunë, për shkak të masave të marra kundër koronavirusit.
Duke u ndalur te biznesi, ministrja Denaj tha se ka shumë kërkesa që vijnë prej tyre, por më të rëndësishmet janë marrë parasysh, siç ishte dhe shtyrja e tatim-fitimit për në vitin 2021.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Çfarë ndodh me një punonjës që e humbet punën pas 10 prillit?
Denaj: Beosj që pritshmëritë e biznesit që do të hapet situate përpara majit nuk janë realiste, sepse të gjithë e dimë që kjo do të zgjasë dis amuaj. Ajo është një llogari e biznesit, që vendos të mos ketë më aq punonjës sa kishte, por më pak, për shkak të situatës. Por, një gjë e tillë nuk mendoj se vjen nga masat e qeverisë.
Pyetje: Cilat janë kërkesat kryesore të bizneseve?
Denaj: Janë kërkesa që janë artikuluar që ditën e parë të mbylljes së biznesit. Disa kërkesa në fillim kanë qenë të panevojshme për t’u materializuar, pasi ato duhen materializuar me fakte, që të mbështeten nga qeveria. Sot kishim një ankesë të përmbledhur mbas një anketimi të 360 bizneseve, ku pamë dhe ju shkuam të gjitha problematikave. Rimbursimi i TVSH ishte në thelb. Biznesi kërkon me të drejtë që rimbursimi i TVSH të shkojë në kohë reale, pa burokraci dhe pa vonesa. Ka pas kërkesa për disa taksa të pushtetit vendor.
Kërkesa të tjera kanë qenë në lidhje me pjesën e tatim-fitimit, ku në momentin e parë edhe ne si ministri kemi artikuluar rivlerësimin si një instrument që ekziston prej kohësh. U vendos që tatim-fitimi të shtyhej për 2021. Tatim-fitimi paguhet çdo muaj, si referencë përdoret tatim-fitimi i vitit të mëparshëm. Elementet e rivlerësimit janë çdo muaj, por puna administrative do të ishte e madhe. Me këtë shtyrje besoj se arrijmë të kënaqim nevojat e biznesit. Pra, sigurisht ka kërkesa që shkojnë për të shtyrë çdo lloj taksimi e tatimi, por kjo është e pamundur. Ndërsa tatim-fitimi do të jetë aq i vogël, por do ta përballojmë duke e shtyrë për vitin tjetër.
Pyetje: Pse zgjodhët 400 mijë lekëshin që do iu jepet punonjësve? A do paguhet kjo shumë dhe në muajt e tjerë, nëse situata vazhdon kështu?
Denaj: Me këtë pagesë ne kemi kuptuar që situata do vazhdojë deri në maj, por pagesa është e vetme, një herë dhe nuk është e përsëritur në maj. Po flasim për persona që janë të papunë, në pjesën më të madhe, dhe për ata që i takojnë biznesit të vogël, të cilët kanë qenë të hapura, kanë operuar, prandaj nuk konsiderohet si pagë lufte.