Lajme jo shumë të mira vijnë nga Italia në lidhje me vijimin e Seria A. Kampionati italian, ashtu si shumë liga të rëndësishme në Europë po përballet me një sërë problemesh si pasojë e koronavirusit duke filluar nga humbjet e të ardhurave nga të drejtat televizive, te ulja e pagave, e deri te data e rifillimit.
Gjithsesi së fundmi duke iu referuar një vendimi të qeverisë duket shumë e vështirë që një ndeshje e Seria A para Krishtlindjeve të luhet me praninë e tifozëve. Në Itali, njëri prej vendeve më të prekura nga COVID-19, rreziku i infektimit sipas të dhënave do të jetë shumë i lartë edhe për një muaj e gjysmë, ç’ka do të sjellë që stadiumet në rastin më të mirë mos të hapen për tifozët para Krishtlindjeve, por që mund të shkojë edhe deri më 2021. Padyshim kjo do të ishte një goditje e rëndë për të ardhurat e çdo skuadre.
Ndërkohë përsa i përket rifillimit të këtij sezoni besohet se me vendimin e fundit rifillimi i kampionatit nuk do të ndodhë pa një muaj e gjysmë. Edhe pse skuadra si Inter dhe Juventus kanë grumbulluar skuadrat në Milano dhe Torino futbolli në Seria A do ende dhe shumë kohë që të nisë.
E sigurtë është që ky sezon do të mbyllet pa praninë e tifozëve në stadium. Ideja është që të gjithë ndeshjet do të luhen në stadiumet përkatëse të skuadrave, por në rast se përshembull Lombardia do të mbetet zonë e kuqe atëherë në këtë rajon nuk do të zhvillohen ndeshjet, por skuadrat do të zhvendosen në një stadium neutral, siç mund të jetë rasti i Inter, Milanit apo Atalantës.