Austria është një nga vendet e para që do të bëjë hapjen e vendit pas alarmit të pandemisë së Covid-19. Si pasojë edhe futbolli do të kthehet në fushën e lojës më shpejt se në shtetet e tjera të Europës. Lajmi konfirmohet nga shefi ekzekutiv i Bundesligës austriake Christian Ebenbauer, cili ka zyrtarizuar edhe datën se kur do të rinisë kampionti në vend.

“Sigurisht, shëndeti është kryesor. Por nëse situata e përgjithshme është e duhura, natyrisht duam që të vazhdojmë turneun sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendojmë se kampionati mund të rifillojë në gjysmën e muajit maj. jemi të bindur që mund t’ia dalim”, ka thënë numri një i Ligës Austriake të Futbollit. Ndërkohë, nga e marta e ardhshme, skuadrat mund të kthehen në stërvitje. Futbollistët do të përgatiten në grupe, duke respektuar të gjitha masat e sigurisë.