Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar që parlamenti ta bëj me detyrimin përdorimin e maskave, e ndërsa vuri theksin se nuk ka respektim të masave nga ana e deputetëve, duke kërkuar që Kuvendi të mos vazhdojë seancën.
” Maska nuk është kombinim me veshjen, është një detyrim. Do e nxisja qeverinë që të konsultohet me ekspertë dhe përdorimi i maskave të jetë domosdshmëri. Nuk është vetëm për t’u mbrojtur, por edhe ai tjetri që nuk e mban,mund të kthehet në një shpërndarës të armikut”, tha Balla.