Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se deri më tani është miratuar ndihma për 37 mijë e 773 punonjës.

Sipas njoftimit për shtyp të DPT-së, për paketën e dytë të ndihmës ekonomike vetëm dy ditët e para kanë aplikuar për ndihmën prej 40 mijë lekësh 18,082 biznese dhe individë, ndërsa numri total i atyre që kanë aplikuar është 43 551.

Sipas njoftimit për shtyp të DPT-së, deri më tani janë aprovuar 17 mijë e 298 kërkesa për ndihmën financiare, nuk ka pasur asnjë refuzim dhe janë në proces verifikimi 884 aplikime.