Banka Amerikane e Investimeve ka dhuruar 3 respiratorë për Ministrinë e Shëndetësisë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, falënderoi sot Bankën Amerikane të Investimeve për dhurimin e këtyre respiratorëve në ndihmë të Shqipërisë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, COVID-19.

Ambasadorja Kim ka theksuar se, është shumë mirë të shohësh një kompani amerikane që kontribuon në luftën kundër COVID-19 në Shqipëri. Ajo e ka cilësuar këtë veprim si një tjetër shembull i solidaritetit amerikano-shqiptar dhe e përgjegjësisë sociale të biznesit.