Martinez-Barcelona mbetet një diskutim i hapur. Sigurisht që gjërat kanë ndryshuar që kur bota u prek nga Covid-19 por emri i sulmuesit argjentinas mbetet ende prezent në mediat spanjolle. Martinez ishte objektivi kryesor i klubit blaugrana por trajneri Setinen dhe përfaqësueses të tjerë të ekipit kanë theksuar kohët e fundit se kriza që ka sjell coronavirus e bënë shumë të vështirë një transferim të tillë. Vijon të besoj ende në këtë transferim Leo Messi, i cili sipas të përditshmes spanjolle “AS”, ka vendosur të negocioj personalisht me bashkëkombësin e tij.
Sipas disa burime pranë sulmuesit të Inter, Messi ka telefonuar Martinez, ishte një bisedë shumë emocionale teksa të dy kanë kujtuar momentet kur sëbashku kanë qenë e përfaqësueses së Argjentinës. Të dy lojtarët kanë një pëlqim dhe respekt reciprok shumë të madh për njeri-tjetrin. Sipas miqve të Martinez, sulmuesi i Inter i ka rrëfyer gjithnjë atyre se dëshira e tij më e madhe është që një ditë të luaj përkrah Leo Messit. Mbase kjo dëshirë mund ti plotësohet këtë verë por më parë Inter dhe Barcelona duhet të gjejnë një akord ekonomik në një kohë aspak të përshtatshme.