Kryetari i Partisë Demokratike artikulon ditë pas dite planin e tij ekonomik, të cilin e cilëson si një zgjidhje për një krizë të madhe financiare tek e cila pretendon se ka hyrë vendi.
Por teksa flet për shkurtime pagash, ulje të pagesave apo shqiptarë që nuk kanë para për të ushyer familjen, vetë ai sponsorizon rrjetin e tij social Facebook duke shpenzuar shifra marramendëse parash.
Në një vëzhgim që ka bërë gazeta “TemA”, kryedemokrati rezulton që edhe daljet e tij televizive t’i sponsorizojë (pra t’i japë para Facebook) për të fituar artificialisht më shumë shikueshmëri.Si për ironi, Basha shfaqet në këto video të promovuara me pagesë nga ai, për të folur për varfërinë e shqiptarëve.Se për çfarë ka nevojë një lider opozite që shpenzojë këto shuma parash në një moment që çdo dalje e tij përcillet LIVE mediatikisht media gjeneraliste, këtë e di vetëm ai.Mbase dikush duhet ta këshillojë kryedemokratin se një politikan nuk sponsorizon por frymëzon, në mënyrë që popullit t’i zgjohet interesi për ta ndjekur natyrisht pa pasur nevojë t’i imponohen intervistat përmes mekanizmave publicitar të Facebook.