Mbrëmjen e djeshme në shenjë solidarizimi me momentet e vështira me të cilat po përballen SHBA-të, ku numri i viktimave nga COVID çdo ditë është edhe më i lartë, Bashkia e Tiranës ka ndriçuar fasadën e godinës së saj me flamurin amerikan.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasadorja amerikane Yuri Kim falënderoi bashkinë e Tiranës për këtë shprehje të miqësisë, ndërkohë që theksoi se miku njihet në ditë të vështira. Mes të tjerash diplomatja tha se së bashku do ia dalim që të mundim COVID-19.
“Flamuri ?? në fasadën e Bashkisë së Tiranës në ??! Një shprehje kaq e bukur miqësie dhe solidariteti në kohë të vështira për të gjithë ne. Miku i mirë njihet në kohë të vështira! Faleminderit Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe të gjithë miqve shqiptarë! Së bashku, jo vetëm do ta mundim COVID-19 – ne do të jemi edhe më të fortë”, tha ambasadorja Yuri Kim.