Bayern Munich duket një hap përpara çdo konkurrenti, jo vetëm se janë një nga ekipet e para në Europë që kanë nisur prej kohësh stërvitjen por kanë një plan të qartë edhe për sezonin pasues. Covid-19 solli ndërprerjen e Bundesligës dhe të gjithë kampionateve të tjerë në kontinentin e vjetër por këtë periudhë pauze drejtuesit e klubit e kanë shfrytëzuar duke projektuar të ardhmen.
Sipas “Sport Bild”, Hansi Flick, ka negociuar për rreth 30 me yllin e Man.City për të kuptuar gjendjen e tij shëndetësore, kujtojmë këtu që Sane ka që në muajin gusht të vitit të shkuar që nuk luan si pasoj e një dëmtimi në gju, gjithashtu i ka shpjeguar projektin për sezonin e ardhshëm ku Sane pritet të ketë një rol kyç. Pak ditë më parë drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidizic u shpreh se paratë nuk i mungojnë Bayern Munich.
Gjithnjë sipas Bild, jo vetëm Sane, Bayern kërkon të transferoj në Mynih edhe yllin e Bayern Leverkusen, Kai Havertz por dhe Paolo Dybala, sigurisht që fantazisti i Juventus shihet si një alternative e komplikuar në këtë moment të vështirë për shumë klube. Bayern Munich kërkon të rikthehet sërish në majën e Europës me objektivin kryesor, triumfin në Champions League.