Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, reagon pas vendimit të BE për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor me 3.3 miliardë euro në luftën kundër koronavirusit.

Ambasadori Soreca thekson se BE ka ka përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar gjatë kësaj krize partnerët në Ballkanin Perëndimor, pasi e ardhmja e tyre qëndron qartë në BE.

“Bashkimi Evropian ka përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar gjatë kësaj krize partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor pasi e ardhmja e tyre qëndron qartë në BE. Sot Komisioni Evropian paraqiti një komunikim mbi mbështetjen e tij të përgjithshme për rajonin në trajtimin e Covid-19 përpara takimit virtual të liderëve të Ballkanit Perëndimor nga gjashtë vende javën e ardhshme më 6 maj.

BE-ja ka vepruar shpejt për të mbështetur rajonin në trajtimin e Covid-19, me ndihmë të pashembullt financiare dhe qasje në shumë nisma të BE-së. Por më shumë do të bëhet. Puna vazhdon në paraqitjen më vonë gjatë këtij viti të një Plani Ekonomik dhe Investimesh për të gjithë rajonin për të trajtuar ndikimin socio-ekonomik të krizës, për të modernizuar ekonomitë dhe për të mbështetur reformat. Për të sjellë më shpejt përfitime konkrete për njerëzit”, thekson ambasadori Soreca.