Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaron për ATSH se po punohet që disa sektorë, të cilët mund të riorganizojnë modelin e tyre të biznesit, në kushtet aktuale të situatës së pandemisë, siç është ai fason, t’i sigurojmë ndihmë të drejtpërdrejtë për ta mbajtur në marrëdhënie pune, për një kohë të caktuar.
“Po punohet me disa sektorë, të cilët mund të riorganizojnë modelin e tyre të biznesit, në kushtet aktuale të situatës së pandemisë. Fasoni është njëri prej tyre”, deklaron ministrja Denaj në një intervistë për ATSH-në.
Sipas Denajt, fasoni ka aktivet e tij fikse, të përshtatshme për t’u akomoduar në prodhim të porosive që vijnë nga një nevojë shtesë për produkte që sot industria e shëndetësisë, në veçanti kërkon.
“Kjo është një ndihmë e drejtpërdrejtë për të mbajtur këto industri në marrëdhënie pune, për një kohë të caktuar. Dhe pasi të kemi dalë nga kjo situatë këto biznese mund të vijojnë me porositë apo t’i riorganizojnë ato”, deklaroi Denaj për ATSH.