Zv kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar biznesin e madh që të mos shkurtojë punonjësit në këtë periudhë që ka rënë fluksi i punës, pasi ata mbrohen me ligj, e në të kundër do t’i paguajë deri në 12 paga. Ai ka cituar Kodin e Punës, ku parashtrohen qartë rastet se kur pronari detyrohet të shkurojtë stafin për mungesë të fondeve, ka disa detyrime ligjore, mes të cilave dhe trajtimin me pagese papunësie. Gjithashtu, Braçe ka renditur edhe të drejtat që ka çdo punonjës nëse hiqet nga puna pa e njoftuar paraprakisht.
“O VIP, mos e shkurto punëtorin! Shkurto luksin tënd! Dje, krejt pa dashje-me dashje do vijoja te lexoja, ne nje televizion, dëgjova një muhabet për punetoret në biznesin e madh. Shikoni, puna në ketë vend rregullohet me ligj, mbrohet prej tij dhe gjykata. Cilido që jep si zgjidhje shkurtimin e punëtoreve ne biznesin e madh e pastaj, trajtimin me pagese papunësie, duhet te lexoje kodin e punes! Largimi nga puna se “pronari s’ka leke”, nuk është një llaf muhabeti, por procedure ligjore dhe PAGA, paga e shpëblime edhe kur largon nga puna. Kodi i punës është i tillë: Unë jam në punë, por nuk kam firmosur kontratë pune, pagën e tërheq në bankë. Pra, Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune pa afat. Pronari mund të më largojë nga puna, sepse nuk ka para (Neni 144, Pika 3) por duhet:
Të më njoftojë hap pas hapi që do të më largojë nga puna (Neni 144, Pika 1). Kjo zgjat 1 javë. Të më paguaje për një periudhë kohe (Neni 143, Pika 1): 5 ditë sepse jam brenda 3 mujorit të parë të punës; 2 javë sepse kam mbi 3 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 6); 1 muaj sepse kam mbi 6 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 2 vjet); 2 muaj sepse kam mbi 2 vjet që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 5 vjet); 3 muaj sepse kam mbi 5 vjet që punoj këtu. Të më japë shpërblim vjetërsie sepse kam mbi 3 vjet që punoj këtu (Neni 145)
Unë përfitoj pagesat për: 5 ditë, kur jam brenda 3 mujorit të parë të punësimit 3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit 1 javë + 1 muaj kur kam mbi 6 muaj punë por nuk janë mbushur ende 2 vjet 1 javë + 2 muaj kur kam mbi 2 vjet punë por nuk janë mbushur ende 3 vjet 1 javë + 2 muaj + 1.5 muaj kur kam mbi 3 vjet punë, por nuk janë mbushur ende 5 vjet 1 javë + 3 muaj + 2.5 muaj kur kam të paktën 5 vjet që punoj këtu
Nëse pronari nuk më njofton, unë kam te drejte ta padis atë ne gjykate! Gjykata do ta detyrojë pronarin të më paguaje nga minimumi 2 paga deri në maksimumi 12 paga (Neni 146, Pika 3). B. Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune me afat. Pronari nuk mund të më largojë nga puna përpara përfundimit. Nëse me largon nga puna, unë kam të drejte ta padis në gjykate!”, shkruan Braçe.