Zëvendëskryeministri Erion Brace ju ka uruar mirëmëngjes gjithë mjekëve dhe infermierëve që janë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.
Braçe inkurajon mjekët dhe infermierët në betejë e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish në ketë periudhë pandemie botërore.
“Mirëmëngjes, çdo mjeku e infermieri që sapo la turnin e natës dhe çdo mjeku e infermieri që sapo mori turnin në urgjencë, qendra shëndetësore, spitale rajonale, QSUT, në klinikë të sëmundjeve infektive dhe çdo epidemiologu që po japin gjithçka për t’u shërbyer njerëzve, gjurmuar të infektuarit dhe kuruar të sëmurët!”, shprehet ai.