5 infermierë në Kukës dhe Fier kanë fituar betejën ndaj COVID-19. Lajmi i mirë është bërë i ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në ‘Facebook’. Ministrja theksoi se në total në 24 orët e fundit janë shëruar 29 persona. “BalkanWeb” mëson se 4 prej infermierëve të shëruar janë staf i spitalit të Kukësit dhe një në Fier.
MESAZHI I MANASTIRLIUT- Edhe 5️⃣ infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit ?? Janë 4️⃣7️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅ Deri tani janë 3️⃣8️⃣5️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19? dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh??