Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter njofton se Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 me objektiv mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente.
Kjo, thotë Soreca përfshin edhe 100 mln eurot që u premtuan në Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit që humbën jetën 51 persona.
Pas lajmit të dhënë nga kryediplomati i BE për Shqipërinë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Ai e ka e cilësuar një lajm të mirë vendimin e Brukselit për alokimin në buxhetin e rishikuar të BE-së të shumës së premtuar 100 mln euro për Shqipërinë për rindërtimin.
“Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të përballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë € e premtuar nga Komisioni Europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE2020” – thotë Rama.