Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton se më datë 4 maj do të zhvillohet samiti global i reagimit ndaj koronavirusit.

Në një video-mesazh, të publikuar nga Delegacioni i BE në Tiranë, Presidentja e KE thekson se për të mposhtur koronavirusit, duhet një bashkëpunim global mes qeverive në të gjithë botën, shkencëtarëve, shqoërisë civile, biznesit dhe qytetarëve.

“Reagimi ndaj pandemisë së coronavirusit mund të jetë vetëm global. Ne kemi nevojë për bashkëpunim global midis qeverive në të gjithë botën, shkencëtarëve, shoqërisë civile, biznesit, qytetarëve. Më 4 maj do të zhvillojme samitin global të reagimit ndaj coronavirusit. Së bashku ne jemi më të fortë dhe do ta mposhtim këtë virus”, thekson Ursula von der Leyen.