Franca konfirmon konfirmon rënie të numrit të viktimave nga koronaavirusi ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 242 humbje jetësh. Sipas autoriteteve 152 vdekje u regjistruan në spitale dhe 90 në shtëpitë e kujdesit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është 461 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 124 575.Rënie raportohet edhe te numri i pacientëve në kujdesin intensiv.Statistikat mund të inkurajojnë qeverinë për një dalje graduale nga izolimi, të planifikuar për në 11 maj.Të martën, kryeministri Edoard Philippe do të japë detaje lidhur me këtë çështje.