Edhe Gjermania ka parë rritje numrash për sa u përket të prekurve e viktimave nga Covid-19.
Sipas autoriteteve, numri i viktimave ka shkuar në 1527 të dielën, me 169 viktima në 24 orët e fundit. Ndërsa numri i të prekurve është rritur me 5024 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 96.108.

Në raport theksohet gjithashtu se më shumë se 27.000 persona janë shëruar nga virusi.

Gjermania është vendi i tretë më i prekur nga pandemia e koronavirusit në Evropë, por numri i vdekjeve të tij mbetet shumë më i ulët se dy vendet më të goditura, Italia dhe Spanja.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Itali kaloi 15.300 të shtunën, më i larti në nivel global. Spanja ka regjistruar 12.418 vdekje deri më tani.