Shqipëria vijon të mbajë një numër të lartë të të prekurve nga koronavirusi, referuar shifrave nga dita e parë e shfaqjes së epidemisë në vend.
Ministria e Shëndetësisë informoi sot për numrin e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri dhe rastet e reja të 24 orëve të fundit. Sipas MSH janë 28 raste të reja, ndërrsa numri total shkon në 361 të prekur gjithsej.
Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë