Diego Armando Maradona, një emër kaq i madh i futbollit botëror, nuk mund të qëndroj indiferent përballë një situatë kaq të vështirë që po përjeton futbolli. Maradona kërkon të jap kontributin e tij në klubin ku punon, Gimnasia La Plata, duke qenë dakord që ti preket paga, fakt të cilin e ka bërë publik presidenti i klubit, Gabriel Pellegrino:
“Ka qenë i pari i cili më ka thënë se nëse është e domosdoshme mund të rishikohet paga e tij. Po flasim për një person i cili nuk po mendon për fundin e muajit, për paratë, për asgjë, vetëm të punoj për të larguar Gimnasia nga pozicioni i vështirë ku ndodhet”.