Bizneset që operojnë me orare të ndryshme, si dhe qytetarët që duan të kryejnë kontrollin teknik të mjeteve shumë shpejt mund të aplikojnë në platformën e-Albania për tu pajisur me leje.

“Së shpejti në portal mund të aplikoni për leje për biznes, për bizneset që kanë orare të ndryshme për kryerjen e aktivitetit të tyre. Po ashtu për leje e për DPSHTRR/SGS, për automjetet që kanë nevoja kontrolli ose dokumentacioni”, bëhet e ditur në platformën e-Albania.

Deri tani në platformën e-Albania pajisen me leje për dalje këmbësorët, aplikohet për leje për punë, si dhe për leje për arsye shëndetësore.

Në platformën e-Albania paraqiten edhe hapat që duhet të kryejë çdo qytetar për tu pajisur me lejen e nevojshme.