Në fund të çdo dite kryeministri Edi Rama publikon numrin e personave të shëruar prej COVID-19. Kreu i ekzekutivit bën me dije se sot janë shëruar 20 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me korona virus.
Kujtojmë që numri dhe trajtimi i pacientëve të prekur me COVID-19 në vendin tonë për fat të mirë është në përmasa të vogla dhe nën kontroll. (Lexo.al)