Vijon të bjerë numri i të infektuarve nga korona virusi në Itali, ndërsa sit u shënua numri më i ulët që nga fillimi i epidemisë.Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Itali, në 24 orët e fundit u shënuan 2357 raste të reja me korona virus, ndërsa raporti është një i infektuar për çdo 27 teste të kryera.

Krahasuar me një ditë më parë numri i vikt imave në Itali është ulur, pasi dje autoritetet vendase në Itali raportuan 420 vikt ima, ndërsa sot numri është ulur në 415. Lajmi i mirë është se është se sot janë shënuar vetëm 2.357 të infektuar, ndërsa dje ishin 3.021 të sëmurë brenda një dite.Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarëve në Itali ka shkuar në 195.351.Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi, dhomat e urgjencës janë boshatisur.