Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për ”News24” ka habitur me një deklaratë duke theksuar se ëshë ende negativ por do donte të ishte pozitiv me COVID-19.

Pipero thotë se ka kryer testin dhe doli negativ, por mjeku thotë se do dëshironte të binte në kontakt me koronavirusin.

Lidhur me 34 rastet e sotme në Shqipëri me COVID-19, Pipero tha janë kontakte të ngushta të atyre që janë infektuar më parë dhe janë raste asimptomatike.

Ai theksoi se shtimi i rasteve vjen prej shtimit të testimeve dhe gjurmimit agresiv të kontakteve të të infektuarve.

Pipero tha se për të ka rëndësi numri i pacientëve në spital që sot ishte vetëm 3 në COVID-1.

“Do të rriten pozitivët asimptomatikë por kjo nuk do të thotë se rrit gradivitetin e virusit. Ky është një fakt i cili duhet t’u shërbejë epidemiologëve të shohin në mënyrë inteligjente. Por epidemia është menaxhuar mirë.
Janë qytetarë të riatdhesuar që u mundësohet kontrolli në pikat hoteliere të quajtura karantinim apo monitorim. Janë masa të rëndësishme edhe ata për t’u rikthyer por edhe institucionet shëndetësore për t’i mbajtur”, tha Pipero