Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili tha se “është dekada e dytë që Edi Rama e refuzon të dalë në debat”.
“7×7=42 paska lëshuar një gafë tjetër, edhe pse nuk i bën më përshtypje askujt. Nga viti 2011 paskan kaluar dy dekada. E sigurt që ky nuk e ka nga karantina”, tha Balla.
Në një intervistë televizive, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se “në çdo moment jam i hapur për debat, por ju e dini shumë mirë që prej vitit 2011 Edi Rama ka refuzuar. Dekada e dytë që refuzon të dalë në debat”.