Javanews
Home Bota
Dëmi ekonomik nga koronavirusi/ Trump: SHBA do të faturojë Kinën për më shumë se 160 billion $
28/04/2020 14:48
Dëmi ekonomik nga koronavirusi/ Trump: SHBA do të faturojë Kinën për më shumë se 160 billion $
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se synon të faturojë Kinën për një shumë ‘të konsiderueshme’ për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

Ideja për të kërkuar dëmshpërblime nga Kina erdhi pasi një gazetë gjermane publikoi me ironi një faturë prej 160 miliardë dollarësh për mbylljet e ndikimit që ka pasur koronavirusi në ekonomi pas përhapjes nga Ëuhan në Evropë.

Presidenti pretendoi se ai kishte një ide “shumë më të lehtë” dhe se po planifikonte të merrte shumë më tepër nga sa sugjeronin gjermanët.

“Gjermania po i shikon gjërat dhe ne po shohim gjëra, dhe ne po flasim për shumë më shumë para sesa po flet Gjermania.Ende nuk e kemi përcaktuar shumën përfundimtare. Është shumë thelbësore”, shtoi Trump.

Javën e kaluar gazeta gjermane Bild llogariti një ‘faturë’ prej rreth 150b biliardë € (rreth 162 biliardë dollarë) në dëm ekonomik në Gjermani për shkak të krizës.

Ideja e tarifimit të dëmshpërblimeve në Kinë nuk miratohet nga qeveria gjermane, me Ministrin e Punëve të Jashtme Heiko Mass duke e përshkruar konceptin si ‘iluzor’.