Kryeministri Edi Rama ka sqaruar mbrëmjen e sotme skemën dhe procedurën si do të bëhet shtyrja për dy muaj e pagesës së qirave për biznesin e vogël, familjet që janë prekur nga koronavirusi apo studentët. “Komunikova një nismë parimin e një nisme, nëse më lejoni para se ta shtjelloj t’ju lexoj aktin normativ që lidhet me qiratë, që besoj se i jep përgjigje një pjese të madhe të përgjigjeve dhe shqetësimeve. Të gjithë qiramarrësit individë që kanë një kontratë për banesë apo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien përpara shpalljes së epidemisë dhe ka një kontratë pune por e kanë pezulluar apo zgjidhur pas gjendjes nuk do ta paguajnë detyrimin për dy muaj, prill dhe maj. Po ashtu të gjithë studentët me të njëjtat preokative nuk do ta paguajnë për dy muaj.
Po kështu të gjithë sipërmarrësit persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 mln lekë në vit, që kanë kontratë noteriale qiraje para epidemisë nuk do ta paguajnë detyrimin për dy muaj, prill dhe maj. Detyrimi i prapambetur do të paguhet në mënyrë proporcionale dhe dakordësuar pas muajit maj 2020.Për ata që përfundojnë para 31 majit, detyrimi do të paguhet brenda tre muajve më pas. Të gjithë qiramarrësit që kanë ankesë do të i drejtohen tatimeve përmes komunikimit elektronik dhe qiradhënësit do të ndëshkohen me gjobë pesëfish.
Drejtoria e tatimeve do të ndjekë dhe zbatojë pikat dhe nxjerrë udhëzimet. Jemi në kushtet e një lufte. Nuk do i paguajnë këto dy muaj dhe pas dy muajve në mënyrë proporcionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet. Dy muaj kam parashikim që është optimist. Por mund të jetë më e shkurtër apo më e gjatë, por këtu jemi edhe mund të shtyhet sërish. Në të gjithë botën marrëdhënia nuk është marrëveshje strikte e përcaktuar në bazë të pranisë së noterit, ka me apo pa noter, të shkruar mes palëve apo me shtrëngim dore. Mjafton që personat që kanë një nga këto marrëveshje. Ky akt nuk nënkupton favorizimin e qiramarrësit” tha Rama në Opinion.