Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një shprehje të Profetit Muhamed, ku thuhet se “nuk ka gjë që peshon më shumë në peshoren e besimtarit në ditën e Qametit, sesa sjellja e mirë”. Kjo shprehje vjen si një mesazh sesiblizimi për qytetarët që të zbatojnë rregullat për të dalë fitimtarë nga luf ta kundër koronavirusit.

Kryeministri ka bërë apel në shumë mënyra për të ndërgjegjësuar qytetarët që të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit në vendin tonë. Shpeshherë Rama përdor shprehje nga Kurani dhe Bibla, si një mënyrë sensibilizimi. Nga koronavirusi në Shqipëri janë infektuar 277 persona, nga të cilët 16 kanë humbur jetën dhe 85 janë shëruar.