Gjate dites se sotme kryetari i opozites Lulzim Basha zhvilloi nje konference online me gazetaret ne vend, ku pasi akuzoi qeverine se nuk po realizonte testime ne mase per covid19, shtoi se kjo strategji e ndihmonte perhapjen me shume te virusit. Nderkohe qe qeveria sipas protokolleve te OBSH-se po teston te gjithe personat e dyshuar ne kuader te hetimit epidemiologjik dhe ata qe shfaqin simptomat e virusit, Basha tha se mungesa e testimit masiv te popullates e shtyn me tej situaten me covidin.

Por brenda pak minutash, pas kesaj deklarate ne kuader te diskursit te tij politik kunder qeverise, Basha do te dilte bllof, duke pergenjeshtruar deklaraten e tij politike, kur u pyet nese e kishte bere testin e covid. Ai u pergjigj se testin nuk e kishte bere pasi siç e kerkojne protokollet e sigurise te shendetesise dhe keshillat e mjekeve, ai nuk ka ende asnje simptome te covid qe te kryeje testin. “Deri ne keto momente nuk kam pasur asnje simptome qe te me detyroje te bej testin e virusit, sipas te gjitha keshillave te mjekeve dhe protokolleve te sigurise”, tha Basha.

Pra padashur, Basha doli nga skenari i tij politik i perseritur vazhdimisht dhe pranoi qe ekspertet dhe protokollet e sigurise te cilat percaktohen nga OBSH, thone qe testet duhet te kryhen vetem kur ka dyshime dhe simptoma e jo masivisht per cdo person te shendoshe. Basha pranoi keshtu para gazetareve ate qe eshte artikuluar edhe boterisht ne mediat e huaja, nga ekspertet nderkombetare, se testimi i personave me shenja klinike eshte shume me efektiv, duke rrezuar brenda pak sekondave me kete deklarate, propaganden e tij boshe per strategji te gabuar ne testimin e personave per covid19 ne Shqiperi.