Nis puna për përfundimin e rrugës së Lumit të Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook, të cilin e shoqëron me fotot e nisjes së punimeve në segmentin e fundit të rrugës.
“? NIS PUNA EDHE NË SEGMENTIN E FUNDIT TË RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS☀️
Me mbylljen e këtij segmenti merr jetë një ndër rrugët turistike më panoramike të Shqipërisë?
#VLORAQËDUAM❤️” shkruan Rama.
Sot pritet që të kalojë në Kuvend marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës.