Lautaro Martinez dhe Barcelona, një kombinim gjithnjë e më i fortë. Nuk është sekret që sulmuesi i Interit iu pëlqen Blaugrana-ve dhe se mund të jetë një përforcim i tyre i mundshëm, i prjektuar si pasuesi ideal i Luis Suarez. Ndërkohë, numri 10 zikaltër është lëvduar nga kolegu i tij uruguajan, në “Mundo Deportivo”:
“Lautaro është një lojtar, i rritur shumë në Itali. Ka lëvizje të jashtëzakonshme dhe kjo na bën të kuptojmë sulmuesin e shkëlqyeshëm që është. Nuk është çështje e pajtueshmërisë sime personale, por duhet të jemi të lumtur që Barcelona e dëshiron një lojtar të tillë, me të njëjtin qëllim si ne: të fitojë gjithçka. Ne të gjithë duam të rreshtojmë në të njëjtën anë me konkurrencën e shëndetshme”.

Prandaj, nuk do të jetë çështje konkurence, pasi nuk do të jetë e ndërlikuar e ardhmja e uruguajanit, të cilit i skadon kontrata me Barcelonën në vitin 2021, pasi ka klauzolën e rinovimit automatik edhe për një sezon, nëse luan 60% të lojërave në dispozicion: “Ende nuk di asgjë për të ardhmen time, është e gjëja për të cilën mendoj më së paku tani. Për momentin dua të respektoj kontratën që kam me klubin”.