‘Presidenti kinez Xi Jinping raportoi ekzistencën e koronavirusit me vetëm gjashtë ditë me vonesë’. Kjo thuhet në një dokumente për përdorim të brendshëm i botuar nga ‘Associated Press’, sipas të cilave nga 14 deri në 20 janar autoritetet kineze ishin tashmë të vetëdijshëm për rrezikun e një epidemie. Sidoqoftë, njoftimi zyrtar u bë vetëm në datën 20, kur ndërkohë në Wuhan ishin infektuar më shumë se 3000 njerëz.

Shifra mund të duket e vogël po të kemi parasysh popullsinë në Kinë por ajo është shqetësuese teksa dihet se një i infektuar mund të infektojë nga 4 deri në 10 të tjerë, dhe rrathët centikë të epidemisë shtohen me shpejtësi ndërkohë që udhëtimet për dhe nga Kina ishin ende të lejuara.

“Kjo është tronditëse,” –tha një epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë, në Los Angeles.

Zuo-Feng Zhang tha se: Nëse Pekini zyrtar do të kishte ndërmarrë veprime gjashtë ditë më parë, do të kishte pasur më pak pacientë të infektuar dhe të vdekur.

Sipas ‘Associated Press’, “Ende nuk është e qartë nëse autoritetet rajonale apo kombëtare nuk e patën ngritur alarmin nga frika se mund të krijohej panik në populate apo kishin vendosur ta mbanin të fshehtë.

Nëse ato që shkruhen në dokumentin e siguruar nga ‘Associated Press’ do të konfirmoheshin kjo do të vërtetonte edhe fjalët e presidentit amerikan Donald Trump se Kina “ka fshehur rrezikun pandemik”.