Komisioni Europian i dërgoi një kërkesë “falje të përzemërt” Italisë, që nuk u ndihmua në nisje të përhapjes së epidemisë.

“Po është e vërtetë që askush nuk ishte me të vërtetë gati për këtë. Është gjithashtu e vërtetë që shumë nuk ishin atje në kohën kur Italisë i duhej një ndihmë që në fillim. Dhe po për këtë, është e drejtë që Evropa si e tërë të kërkojë falje”, tha sot Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian.

Pasi Italia po përballej me krizën e koronavirusit, Franca dhe Gjermania vendosën kufizime në eksportin e maskave të fytyrës. Ndërkohë Italia zyrtare u shpreh pak ditë më parë se veprimet e vendeve vunë në dyshim qëllimin e BE-së./TIP