Nga studio e emisionit Open ne Top Channel, Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dha detaje mbi perfituesit nga paketa e pare financiare e qeverise ne kuader te masave mbeshtetese prej situates me covid19 ne vend.
Ibrahimaj tha se nga 60 mije nipte biznesesh qe kishin aplikuar per perfitim, jane 30 mije nipte, punonjesit e te cileve perfituan nga paga e luftes me paketen e pare.
Nderkohe, sipas saj, kane perfituar deri ne diten e sotme, plot 52 350 punonjes te ketyre 30 mije niptesh perfituese.
“Per rastet e refuzuara jane rreth 31 132, nje pjese qe jane perfitues te paketes se dyte dhe jane njoftuar me mesazh si perfitojne dhe mbi menyren qe do ndiqet. Brenda kesaj jave procesi i paketes se pare mbyllet me gjithe ankimimet”, tha Ibrahimaj.
Shifrat e dhëna nga Ibrahimaj hodhën poshtë edhe deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili më herët, nga i njejti emision deklaroi se pagesat për punonjësit me paketën e parë financiare ishin një mashtrim dhe se qeveria nuk i ka shpërndarë këto paga.
Në anë tjetër, Ibrahimaj sqaroi se tashmë që aplikimet për paketën e parë janë mbyllur, kanë nisur aplikimet për përfitimet nga paketa e dytë financiare.