Një kafshim historik, dhe jo ai që i dha me fanellën e Liverpool-it Ivanovic-it, mbrojtës i Chelsea-t në atë kohë. Luis Suarez ka qenë protagonist i një gjesti që në Itali mbahet mend shumë mirë: shenja e famshme e lënë në trupin e Giorgio Chiellini-t gjatë Botërorit të 2014-ës të zhvilluar në Brazil. Ishte ndeshja Uruguai-Itali dhe për atë episod që i kushtoi një skualifikim të gjatë sulmuesit është kthyer të flasë kapiteni i atij formacioni: Diego Lugano. Mbrojtësi historik ka dalë në krah të bashkombësit, duke shpjeguar për Tyc Sports me detaje atë që ka ndodhur në fushën e lojës.

Mbrojtja më e mirë është sulmi dhe Lugano kapet me mbrojtësit e Italisë: “Lojtarët e Italisë e kanë kërkuar gjatë gjithë ndeshjes, aq sa jam futur në dhomat e zhveshjes me dy-tre italiane mes të cilëve Thiago Motta, që ishte një mik dhe luante me mua te PSG. Jam zemëruar sepse provokonin Luis-in”.

Veprime këto që, sipas Lugano-s, kanë çuar tek episodi famëkeq: “Mungonin dhjetë mina, duhej të fitonim dhe ajo që ka bërë Luis ka nxjerrë Chiellinin jashtë loje. Mund të ketë qenë një rastësi, por në goditjen pasuese nga këndi, ai ka humbur Godin në rastin e golit dhe jemi kualifikuar”.Kafshimi i Suarez ndaj Chiellini-t i ka kushtuar shtrenjtë Pistolero-s, i skualifikuar për një kohë të gjatë (9 ndeshje me kombëtaren dhe 4 muaj në Premier League).“Luis ka shlyer dënimin më të gjatë në historinë e futbollit. Në dy vitet më të mirë të karrierës së tij, ai nuk ka patur mundësi të luajë me kombëtaren. Ka kaluar katër muaj pa patur mundësi të stërvitet me një ekip, në asnjë anë të botës. E papranueshme! Atë ditë kemi humbur Kupëne Botës sepse zemërimi, kur kemi parë Luis të nxirrej nga hoteli nga policia ushtarake braziliane, ka qenë shumë i madh”, ka përfunduar Lugano.