Në intervistën ekskluzive për gazetën “Panorama”, Kryeministri Edi Rama shpjegon pse dërgoi 30 mjekë dhe infermierë për shpëtimin e Italisë. Duke ndezur një qiri në errësirë, kryeministri-artist kujtoi fjalët e shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza.
“Duke ndihmuar Italinë, ndezëm qiririn tonë në errësirë.” Për të shpjeguar arsyet e një gjesti të jashtëzakonshëm solidariteti të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama citon Nënë Terezën e Kalkutës. Themelueses së Misionarëve të Bamirësisë i pëlqente të përsëriste se, “Në vend që të mallkoni errë sirën, është më mirë të ndizni një qiri”. Dhe kur Kryeministri artist, 55 vjeç, në detyrë prej gjashtë vjet e gjysmë, e pa Italinë të zhytur në errësirë, duke kujtuar gjyshen e tij Veronikën, vendosi që kishte ardhur koha për t’i vënë në jetë fjalët e shenjtores indiane të natyralizuar.
Intervista e plotë e Kryeministrit Rama për gazetën italiane“Panorama”
Ardhja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë mallëngjeu Italinë. A e prisnit këtë? Mirënjohje them se e prisja, por tërë këto brohorima dhe emocione, sinqerisht, jo. Nga ana tjetër, ju arritët një mrekulli, bashkuat të djathtën dhe të majtën. Të gjithë duke ju lavdëruar. Ndoshta ajo që i bashkoi të gjithë është indiferenca e Evropës, qëndrimi vërtet i pakuptueshëm i një shteti europian që nuk është në gjendje të dalë nga një kornizë thuajse teologjike, në një kohë kur nevojitet solidaritet. Por jo në kuptimin që ne duhet të ndihmojmë tjetrin, por në kuptimin që duhet të kuptojmë se jemi të gjithë në të njëjtën shtëpi
Çfarë doni të thoni? Në këtë moment qytetarët duhet të jenë të mbyllur në shtëpitë e tyre, por jo në shtetet. Shtetet nuk mund të rrinë secili në dhomën e vet, në këtë shtëpi europiane. Nëse vjen lajmi që një dhomë po digjet, çfarë bëjnë ata? Shohin vetëm çfarë i ndodh dhomës së tyre? Kjo nuk është e mundur. Dhe besoj se ky ishte një shkas i rëndësishëm për tërë këto brohorima e emocione të pabesueshme, që na kanë prekur thellë. Italia u prek gjithashtu edhe nga sjellja e SHBA-së. Uashingtoni sapo ka njoftuar se do të dërgojë 100 milionë dollarë ndihmë, por fillimisht ajo na kishte dërguar vetëm një ngarkesë. “Ne nuk duhet të harrojmë faktin se ky ar mik i padukshëm i su lmoi të gjithë në një mënyrë që ne as nuk kishim qenë në gjendje ta imagjinonim. Nëse do t’i kishim parë të gjitha këto në një film fantastiko-shkencor, nuk do ta besonim. Sepse në ato filma gjithmonë ekziston heroi me flakën që sjell dritën, por këtu pika referuese mungon plotësisht. Ku është drita? Kush e sjell dritën? Ku është dalja? Mbi këtë është vërtet e rëndësishme të përpiqesh të arsyetosh “
Në çfarë kuptimi? Unë e thashë atë që nga dita e parë: Amerikanët kanë ushtrinë më të gjithëpushtetshme në botë, ne kemi një ushtri shumë modeste. Por në këtë lu ftë ata llogariten në të njëjtën mënyrë: ata llogariten zero. Në një botë ku flasim për inteligjencën artificiale, shkojmë e përplasim kokën (jo vetëm ne shqiptarët, por edhe amerikanët, francezët, gjermanët) për maska: mas-sche-ri-ne. Është tepër tronditëse, një gjë që na ka hidhëruar të gjithëve. Por në fund të fundit, nuk do të jenë Shtetet e Bashkuara që do të bëjnë përpjekje për ndërtimin e Shteteve të Bashkuara të Europës. Është Europa që duhet t’i ndërtojë ata. Duke folur për Europën, Benedetto Della Vedova tha: “Le ta fusim menjëherë Shqipërinë në BE”. Në ç’pikë jeni? A mund ta përshpejtojë kjo histori kohën?
“Shpresoj që të paktën të mos krijojë probleme, sepse ndoshta kemi guxuar shumë … (e qeshura e hidhur, shënimi i redaktorit) Unë nuk dua të provokoj, por sinqerisht ajo që kam njohur si Bashkimi Europian kundrejt Shqipërisë nuk ka dalë të jetë një organ i aftë për mendim strategjik, por një organ mjaft i brishtë. Qasja jonë ndaj BE-së bazohet shumë pak në strategji, por vetëm në çështje teknike: zgjedhje këndej, zgjedhje andej … Është kthyer e gjitha në taktikë. Unë kurrë nuk kam parë një skuadër të shkëlqyer të fitojë pa strategji dhe pa punë ekipore, ku të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin.
Ju përmendët AC Milan e Arrigo Sacchi-t Po, vërtet. Unë thashë që këtu Europa duhet të imitojë Milanin e Sacchi-t, domethënë të gjithë në sulm dhe të gjithë në mbrojtje. Jo Galacticos, i cili përfundimisht nuk fitoi asgjë, sepse kishte yje që donin topin vetëm për vete dhe kishte të tjerë që nuk mund të shërbenin sa duhet. Një gjë për të mos besuar, në këtë situatë … Në mënyrë të arsyeshme kur mendoni se mund të anëtarësoheni në BE? “Unë gjithmonë them: ne nuk e bëjmë këtë stërvitje sfilitëse, sepse na e kërkojnë ata në Berlin, Bruksel ose Paris. Ne e ndjekim këtë rrugë për veten tonë, sepse është një ushtrim i rëndësishëm për modernizimin e strukturave të vendit, për të ndërtuar institucione moderne dhe demokratike. Dhe atëherë çështja bëhet gjithnjë e më e vështirë, sepse nuk e di nëse Europa, siç e njohim ne, do të jetë aty kur ne të jemi gati. Pastaj është paksa edhe ma lkimi i vogël i Ballkanit: kur Europa ishte në formë, ne ishim djemtë shumë të këqij të kontinentit. Kur u bëmë djemtë e mirë, Europa nuk është më në formë. Të dy këto gjëra duhet të sinkronizohen. Le të shohim. ” Duke u kthyer te Italia, Francesco Merlo shkroi te “Repubblica” se “ju thoni për ne gjëra të bukura që ne ndoshta nuk i meritojmë”.
“Epo … Kur m’u desh t’i përgjigjesha, shumë e shumë vite më parë, pyetjes “Si është për mua Shqipëria e së ardhmes, Shqipëria e fëmijëve të mi”, unë iu përgjigja “Italia e në mes”. Më thanë “Por çfarë do të thotë kjo” dhe unë iu përgjigja “Mosmiratim gjenial”, sepse të bëhesh zviceran apo gjerman, me tërë respektin, do të ishte një mërzi shumë e madhe».
Pra, një model, të paktën pjesërisht, për ju jemi akoma … Italia është diçka e jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme në histori dhe bukuri. Mirë, në rregull, ka italianët që (qesh, ed) janë pak më të ndërlikuar se faqet e historisë së tyre, por mbeten një vend i mahnitshëm dhe një popull i jashtëzakonshëm. Jemi absolutisht të lumtur që jemi afër Italisë dhe jemi ushqyer me atë që është kultura e madhe italiane. pastaj na u desh ta njohim realisht, por nuk ka ndonjë problem. Përkundrazi, është fantastike
Faleminderit! Në ç’pikë është Shqipëria me koronavirusin? Ne kemi ndjekur me vëmendje dhe gjithashtu me ankth përparimin e këtij ar miku të padukshëm dhe absurd. Duke kuptuar se jemi më të dobët, menjëherë vrapuam të mbylleshim në shtëpi. Ne morëm masa dras tike shumë herët. Ne ishim ndër të parët në Europë që mbyllëm shkollat dhe universitetet. Ne kemi bërë kufizime totale, gjë që sigurisht e dëmton ekonominë, por na mbron. Dhe të dhënat, shpresoj të them të vërtetën, pa u marrë më sysh, po na japin të drejtë. Aktualisht kemi një numër të kufizuar të vd ekjeve, të cilat mund të ishin shumë më të larta. Dhe shpresoj se nuk do të arrijë në qindra apo edhe mijëra v iktima, që mund të ishin parashikuar lehtësisht. Por ankthi po rritet, sepse nuk është e qartë se si dhe kur do të dalim. Është luf ta e vetme, që kam lexuar ndonjëherë, në të cilën ata që luf tojnë nuk mund ta imagjinojnë ditën tjetër. Sepse, herët a vonë, ky ar mik do të ikë, por pastaj, çfarë do të ndodhë? Një herë duket se po tërhiqet dhe pastaj sikur nuk po tërhiqet. Po ditën tjetër si do të jetë? Psikologjikisht, e gjithë kjo është e tm errshme.
Ju përmendët Nënë Terezën e Kalkutës. U frymëzuat nga shenjtorja shqiptare kur vendosët të na ndihmonit? Duke bërë këtë punë, këtë përpjekje, këtë mision nuk është e lehtë të merresh me probleme të ndërlikuara, të cilat janë gjithashtu rezultat i shumë viteve dështimi të reformave, ndonjëherë, ndihesh shumë keq, i rrethuar vërtet nga errësira. Pastaj, kemi edhe atë thënien e jashtëzakonshme të saj që thotë: “Në vend që të mal lkosh errësirën, ndiz qiririn”. Pra, nëse gjithësecili do të ndizte një qiri, nuk do të kishte më errësirë. Pra, ne bëmë pikërisht këtë gjë, ndezëm qiririn tonë, që nuk do të zgjidhë kushedi se çfarë në të ftohtin që rrethon këtë katedrale të errët italiane në mes të Europës, që qëndron aty si për të treguar se në çfarë gjendjeje të dhembshme është vetë Europa, kur përballet me probleme që shkojnë përtej aftësive të saj për të bërë këto kompromise, për të marrë këto vendime, por, gjithsesi, ma mbush zemrën plot.
Besoj se gjyshja ime, ajo ishte një katolike e zellshme, që më fliste italisht që në vegjëli, që më thoshte se nga ana tjetër e detit janë të kaltrit tanë, do të jetë e kënaqur të shohë që nga parajsa se, më në fund, erdhi një çast që Shqipëria e saj të shihet nga Italia si një qiri. Dhe, që ta dini, gjyshja ime ndizte gjithmonë qirinj.