Gjendja e dy të moshuarve nga Mirdita të infektuar me COVID-19 dy ditë më parë paraqitet e mirë, mësoi Euronews Albania.Euronews Albania kontaktoi me mjekun epidemiolog të Mirditës, Sandër Picaku i cili na tregoi se gjendja shëndetësore e të moshuarve është e qëndrueshme sipas vizitave rutinë të cilave ata iu nënshtrohen rregullisht.Të moshuarit, tha mjeku, fatmirësisht janë asimptomatikë dhe në parametra normalë. Ata po mbahen nën mbikëqyrje nga ana e bluzave të bardha përmes kontrolleve sistematike.Dy ditë më parë, harta e të prekurve me COVID-19 në vendin tonë u zgjerua me Mirditën, ku të infektuar ishin një çift të moshuarish.

Ngjarja ndoshta nuk do të kishte marrë vëmendjen mediatike që mori nëse historia se si të moshuarit ishin infektuar nuk do të publikohej.Rezultoi se ata e kishin marrë virusin nga djai i tyre, ish-punonjës i burgut 313, institucion i kthyer prej disa ditësh në vatër infeksioni, ku janë regjistruar deri tani 19 persona të infektuar me COVID-19.Deri të dielën, më 26 prill, Shqipëria pati 726 persona të prekur me COVID-19, 288 nga tëcilët të infektuar aktivë, ndërkohë që numri i të shëruarve është 410.Ditën e sotme, një 60-vjeçar ndërroi jetë për shkak të COVID-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 28.