Pas daljes nga spitali, kryeministri Boris Johnson ka falënderuar të gjithë ekipin e spitalit ku u trajtua që i shpëtoi jetën.Johnson nëpërmjet një video mesazhi në twitter ka thënë se përpjekjet e miliona njerëzve për të qëndruar në shtëpi ia vlejnë.
“Është e vështirë të gjej fjalët për të shprehur borxhin ndaj NHS që kanë shpëtuar jetën time. Përpjekjet e miliona njerëzve në të gjithë vendin për të qëndruar në shtëpi ia vlejnë. Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer kaq shumë sfida në të kaluarën. #StayHomeSaveLives”, shkruan kryeministri Johnson në twitter.
Në video mesazh Johnson tha se ishte dëshmitar i “guximit personal” të stafit të spitalit ku ai ishte shtruar, që ndodhej edhe në vijën e parë të rrezikut, shkruan BBC.
Johnson u shpreh se dy infermiere, Jenny nga Zelanda e Re dhe Luis nga Portugalia, qëndruan pranë shtratit të tij për 48 orë në kohën më kritike.
Ai tha se bluzat e bardha të NHS “vinin veten në rrugën e rrezikut dhe vazhduan të rrezikonin përballë këtij virusi vdekjeprurës”.
Doëning Street tha se Kryeministri do të vazhdojë rimëkëmbjen e shëndetit të tij nga shtypia në Checkers.
“Me këshillën e ekipit të tij mjekësor, Kryeministri nuk do të kthehet menjëherë në punë. Ai dëshiron të falënderojë të gjithë në St Thomas ‘për kujdesin shkëlqyes që ai ka marrë. Të gjitha mendimet e tij janë me ata që preken nga kjo sëmundje.”
Johnson, 55 vjeç, u dërgua në Spitalin St Thomas ‘në Londër të dielën, 10 ditë pasi u testua pozitivisht me Covid-19. Ai kaloi tre net në kujdes intensiv dhe më pas u transferua në një repart të enjten.